Skandali në maratonën e Tiranës; sportistes nga Kenia i hiqet padrejtësisht vendi i parë, i kalon Luiza Gegës

0
145

Të gjitha televizionet raportuan ditën e djeshme për maratonën e organizuar në Tiranë, ku fituese u shpall atletja shqiptare Luiza Gega. Por në të vërtetë, e para që arriti të përfundonte garën ishte një sportiste nga Kenia.

Kur gara kishte përfunduar dhe tre fituesit po prisnin përpara podiumit, moderatori i maratonës i tha sportistes keniane se kishte ndodhur një gabim dhe se ajo ishte renditur e dyta.

“Jo, jo, unë jam e para”, përsëriste vajza, e cila kishte mposhtur me diferencë vrapuesit e tjerë. Por pavarësisht kundërshtisë së kenianes, organizatorët, ku përfshihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, e kishin vendosur tashmë se çmimin e parë do ia jepnin Luiza Gegës, edhe pse u rendit pas sportistes nga Kenia.

Në shenjë proteste, vajza nga Kenia zbriti nga podiumi kur kryebashkiaku Veliaj i dha Gegës medaljen e artë.

Veliaj raportohet se është përpjekur të justifikojë këtë skandal me faktin se Gega ishte pjesëmarrëse në ceremoninë inauguruese dhe për këtë arsye u nis me vonesë, ndërsa trajneri i sportistes raportohet se ka dhënë një tjetër version: “Luiza po lidhte atletet, ndaj u nis me vonesë.”

Çfarëdo të ketë qenë arsyeja që ka “penguar” Luizën, fakti është se ajo nuk u rendit e para në maratonë dhe këtë duhet ta kishte pranuar me sportivitet, por ndoshta kanë qenë organizatorët që e kanë shtyrë të bëhet pjesë e kësaj skene aspak profesionale për kampionen e Mesdheut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here