Skandali i uniformave të policisë..

0
344

Një letër anonime, me detaje të tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, ka shtyrë prokurorinë të nis hetimet kryesisht.

Mësohet se në fillim të këtij viti, në adresë të prokurorisë, ka ardh një zarf brenda të cilit ishin të dhëna konkrete të procedurave të tenderit të unformave të policisë të zhvilluar nga Ministria e Brendshme. Në zarf, dërguesi ishte një shtetas gjeneralitetet e të cilët janë verifikuar dhe ka rezultuar se është emër fiktivë.

Por në brendësi të zarfit janë gjetur kopje të materialeve të të gjithë procedurave të tenderit. Mësohet se dërguesi anonim, ishte kujdesur që të dokumentonte të gjitha shkeljet e kompanisë shqiptaro turke “Marsi & AL & “Yakupoglu Tekstil”, e cila ishte shpall fituese nga ministria e brendshme për dizajnin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniforma të ndryshme të policisë. Në zarf, thonë burimet nga prokruoria, është evidentuar se komisioni I vlerësimit të ofertave e ka shpall fituese kompanin pa çertifikatën e cilësisë, ka njoftuar se uniformat janë të një cilësie shumë të dobët dhe që nuk janë prodhuar në Turqi.

Gjithashtu, letër dërguesi ka dorëzuar edhe kartvizitat që kompania shqiptare “Marsi & AL” ka dorëzuar pranë komisionit për bashkëpunimin me kompanin turke, duke pretenduar se ata ishin të falsifikuara. Prokurorët, pasi janë përball me të gjitha këto detaje, ku janë renditur shkeljet e komisionit të vlerësimit të ofertave në ministrin e brendshme dhe kompanisë fituese, e ka regjistruar hetimin penal duke kryer një sërë veprimesh hetimore në mbledhjen e provave.

Burimet thonë se nga hetimet e kryera, rezultojnë se të gjitha pretendimet e ngritura në letrën anonime kanë rezultuar të sakta, çka janë ngrit dyshime se kjo letër është përpiluar nga ndonjë person brenda institucionit të policisë së shtetit. NË ditët në vazhdim, thoinë burimet, pritet marrja në pyetje e të gjithë anëtarëve të komisionit që shpallën fitues kompaninë shqiptaro turke “Marsi & AL & “Yakupoglu Tekstil”.

Nga ana tjetër, 9 muaj pas shpalljes së fituesit, pas marrjes në dorëzim të mijra uniformave për policisë dhe faktit që ka nis një hetim nga prokuroria e Tiranës, Ministria e Brendshme ka njoftuar ndërprrjen e kontratës me firmën fituese dhe anulimin e tenderit me kompanin fituese. /ABCnews/

policia-uniforme

20131126042156-news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here