Skandali Xhafaj, protestat, Rama zihet ngushtë në ‘France24’, nuk jep dot përgjigje

0
215

Edi Rama është zënë ngushtë ditën e sotme kur është pyetur sot në studion e ‘France24’ për akuzat e për Fatmir Xhafajn, protestën e opozitës dhe pse ai nuk e jep dorëheqjen siç e kërkon opozita.

Duke mos ditur se çfarë përgjigje të japë, Rama e ka anashkaluar duke thënë se kur fliste në gjuhë të huaj, nuk fliste për opozitën.

Pyetje: Pra, ju nuk keni ndërmend të dorëhiqeni paraprakisht?

Rama: Të kërkosh dorëheqjen e Kryeministrit në Shqipëri në fakt kjo ndodh shpeshherë që kur ne jemi futur në demokraci.

Pyetje: Po pse këtë herë ata janë duke kërkuar hapur dorëheqjen tuaj dhe janë duke kritikuar ministrin e Brendshëm, për shkak të lidhjeve që vëllai i tij ka pasur me drogën? Ju thoni ka thjesht është jeta e brendshme e vendit tuaj.

Rama: Po dhe kur flas në një gjuhë të huaj, nuk flas ndonjëherë për opozitën se kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë

Pyetje: Është jeta demokratike e Shqipërisë, opozita është aty dhe nuk dëshironi  të shpreheni më shumë për këtë. Pra, nuk ka asgjë për t’u befasuar se kjo është ejta e brendshme e vendit tuaj dhe nuk do të jepni dorëheqjen?

Rama: Po, është e drejtë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha. Kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale.

Pyetje: A keni rezultate konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar, ndaj krimit, se në fakt bëjnë pjesë në angazhimet që Shqipëria duhet të përmbushë para se të futet në BE?

Rama: Kemi shumë rezultate që janë themelore; ndryshe KE nuk do të bënte Rekomandimin pa kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë  dhe nga ana tjetër jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë dhe nuk është se ne jemi duke trokitur në dyert e BE-së për t’u bërë anëtarë por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave , negociata që do të vazhdojnë shumë vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here