Skënder Brataj: Situata e Covid, më e stabilizuar këtë muaj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka deklaruar se gjatë muajit dhjetor ka patur më shumë të shëruar se shtrime të reja në ditë në spitale të pacientëve me Covid. Ndërkohë ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë kufizim dhe mbyllje më herët duke nisur nga data 24 dhjetor. Fasha orare e kufizimit do të jetë nga ora 20:30- 06:00.
Brataj u shpreh:
Dalin më shumë se hyjnë, rezultati i moshës së qëndrueshme dhe i ditë-qëndrimit në spital. Marr ditë për ditë në telefon dhe them ‘a ka ambulanca përpara spitaleve, jo më thonë as pengesa dhe as radhë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment