Skënderbeu blen nga Luftëtari, talentin Kristal Abazaj

0
158

Pas Dejvi Bregut, Skënderbeu rrëmben edhe një tjetër talent nga ekipi i Luftëtarit, Kristal Abazajn. “VIP SPORT” mëson ekskluzivisht se është arritur zyrtarisht marrëveshja mes palëve, klubit dhe lojtarit.

Abazaj është zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut, por ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Luftëtari. Skënderbeu merr kështu dy nga futbollistët më të mirë jo vetëm të Luftëtarit, por edhe të kampionatit shqiptar, Bregun dhe Abazajn. Janë dy sulmues krahu, një investim i sigurt për të ardhmen.

Abazaj po zhvillon një sezon të shkëlqyer me gjirokastritët. Të gjithë e kujtojnë golin fantastik që ai i shënoi Partizanit në fitoren e thellë 5-0. Ai u kërkua edhe nga të kuqtë, madje ka pasur edhe oferta nga jashtë vendit, por Skënderbeu ka vepruar shpejt dhe e ka bërë të vetin edhe Abazajn.

Burimi: Vipsport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here