Skënderbeu-Luftëtari/Novi-gjyqtarëve : Është gjynah të merreni me çunat e Gjirokastrës, shkojmë për pikë në Korçë!

0
185

Nesër Luftëtari do të përballet me Skënderbeun në Korçë .Në daljen e tij për mediat , trajneri i gjirokastritëve Neritan Novi është shprehur se tashmë rëndësi ka që bluzinjtë të tregojnë veten dhe vlerat e tyre pavarësisht pikëve.Gjithashtu Novi ka një mesazh dhe për gjyqtarët e ndeshjeve.

Novi: “Nesër luajmë me Skënderbeun, do shkojmë për të luajtur futboll. Do shkojmë për të marrë pikë dhe jo thjesht për të kaluar rradhën. Nuk dua të merrem me gjykimet, por e kam një mesazh të shkurtër për gjyqtarët , është gjynah të merren me çunat e Gjirokastrës dhe të mos na ndëshkojnë ndeshje pas ndeshje, me penallti . Kemi lojtarë të rinj , pa eksperiencë, na duhej një titullar por po përpiqemi të punojmë me këta që kemi .Djemve do u them që dhe pikë mos të marrim me Skënderbeun,mjafton të luajnë, të tregojnë vlerat e tyre.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here