SMT-ja pa rruge, asnje investim prej vitesh

3 km nga qendra e qytetit të Gjirokastrës ndodhet lagjia SMT . Prej vitesh banorët në këtë zonë vuajnë mungesën e infrastukturës rrugore. Më konkretisht në zonën përgjatë segmenteve Mane dhe Baba Selimi , rruga është krejtësisht e amortizuar.Kjo lagje përfshin 250 familje të ardhura nga zonat rurale të Gjirokastrës,Tepelenës etj. Gjatë periudhës së dimrit , ku reshjet janë me intensitet të lartë, rruga tejmbushet me ujë dhe krijohen gropa , gjë që rrezikon kalimin e drejtuesve të automjeteve si dhe kalimtarëve. Banorët janë ngritur disa herë në protesta por prej vitesh nuk është mar asnjë masë. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ana e autoriteteve vendore. Krahas infrastrukturës rrugore problem në këtë zonë është dhe ndotja nga mbeturinat e hedhura pa kriter si dhe mungesa e ndriçimit publik.
Banorët kërkojnë shërbimet publike pasi janë taksapagues të rregullt.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment