Sondazhi i Report TV nxjerr fitues kandidatin e opozitës në Bashkinë e Gjirokastrës

0
181

Sondazhi më i fundit i realizuar nga GPF Inspiring Research për Report TV, nxjerr fitues për Bashkinë e Gjirokastrës, kandidatin e opozitës së bashkuar.

Mbrëmjen e djeshme televizioni informativ Report TV, ka publikuar të dhënat e sondazhit të kryer nga kjo kompani ku mes të tjerave, ka dhënë edhe opinionin e të anketuarve në Bashkinë e Gjirokastrës.

Nga këto rezultate një kandidat i propozuar nga PS, nuk do të merrte më shumë se 48% të votave, kundrejt 51-52% të kandidatit të propozuar nga PD&LSI&PBDNJ.

Sipas projeksionit, PD do të merrte 28% të preferencave të votuesve gjirokastrit, LSI 20% dhe gati 4% PBDNJ.

Nëse do të ballafaqohen me votat e 2011 kur PS kishte kandidatin e vet për Bashkinë e Gjirokastrës Flamur Bimen ku mori 55% të votive kundrejt kandidatit të atëhershëm PD&LSI, PS ka rënie të ndjeshme të besimit të elektoratit, ndërsa PD ka rritje të lehtë së bashku me LSI.

Opozita e bashkuar ndërkohë ka deklaruar se do të bojkotojë cdo proces zgjedhor me Ramën kryeministër dhe kësisoj, këto projeksione më tepër vendosin PS në lojë, sesa opozitën reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here