Sondazhi nxjerr fitues “Hurin e Gardhit” në Memaliaj, përballë kandidatit socialist

0
347

Sondazhi i para një jave që kishte celur online Jugunews.net për preferencat e zgjedhësve të Memaliajt karshi kandidatit të PS për kryetar bashkie Gjolek Gucaj, kanë rezultuar në disfavorin e këtij të fundit.

Në kushtet kur opozita e bashkuar shqiptare nuk merr pjesë në këto zgjedhje, Jugunews.net kishte vendosur figurativisht, një obejkt druri të pashpirt karshi kandidatit socialist. Kjo me qëllim sondimin e publikut dhe pëlqyeshmërisë së tij ndaj kandidatit socialist.

Në këtë sondazh fitoi “huri i gardhit” që në këtë rast përfaqësonte mendimin kundër kandidaturës së Gucajt. Këtu kanë hyrë jo vetëm votuesit e djathtë, por edhe socialistët e pakënaqur me këtë figurë anonime që doli nga mënga e kandidatit humbës për deputet Laert Duraj.

Huri i gardhit me këtë rast, personifikon papëlqyeshmërinë që ka elektorati i Memaliajt ndaj Gjolek Gucajt, por edhe ndaj Rilindjes së Edi Ramës që Memaliajn në 6 vitet e fundit e ka kthyer në një gërmadhë dhe vend pa perspective.

Në sondazh kanë votuar 455 persona ku 25% vlerësojnë kandidatin socialist, ndërsa 75% “hurin e gardhit”. Pra rrjedhimisht edhe sikur Gucaj të shkojë në zgjedhje i vetëm dhe përballë tij të jetë vecse një hu gardhi, apo hu fshese, projeksioni është i qartë: Fiton “Huri i Gardhit”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here