Sondazhi më serioz gjerman: PD fiton zgjedhjet në 25 qershor

GfK, një ndër katër kompanitë kryesore në botë për hulumtimet e tregut dhe opinionit, ka vrojtuar sjelljen e votuesve shqiptare në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017.
GfK realizoi tre vrojtime të opinionit publik në periudhën maj-qershor 2017, si pjesë e një hulumtimi për të ndjekur në kohë zhvillimin e pëlqimeve dhe të sjelljes politike të votuesve gjatë fushatës zgjedhore.
Vrojtimi më i fundit u zhvillua në periudhën 15-18 qershor 2017 dhe mati preferencën e votimit. 996 votues, nga e gjithë Shqipëria, u pyetën përmes telefonit për subjektin për të cilin do të votojnë dhe preferencat e tyre partiake.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë pothuajse në barazim mes votuesve, me një avantazh të lehtë të PD-së. Nga të dhënat e studimit, një javë para zgjedhjeve, Partinë Socialiste do ta votonin 31.1% e të intervistuarve dhe Partinë Demokratike 31.4% e të intervistuarve. LSI-në do ta votonin 6% e zgjedhësve, ndërsa PDIU-në 1.2% e tyre.
Megjithëse dita e zgjedhjeve është shumë pranë, vihet re një numër i lartë i të pavendosurve, votuesve që do të votojnë por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, i barabartë me 20.3% të të gjithë të të intervistuarve.
Edhe të pavendosurit ndahen në mënyrë pothuajse të barabartë në preferencën e mundshme mes dy partive të mëdha, respektivisht 14.4% për PS dhe 13.9% për PD. Megjithatë, 58.4% e tyre vazhdojnë të mos kenë ende ndonjë preferencë.
Partia Demokratike ka përparësi mes të rinjve të moshës 18–34 vjeç, ndërsa votuesit më të shumë të Partisë Socialiste janë mbi 55 vjeç. LSI ka përparësinë më të madhe të saj në elektoratin e përbërë nga grupmosha 23 – 44 vjeç dominuar nga grupmosha 23 – 34 vjeç.
Në vlerësimin e liderave politikë, vihet re një vlerësim pozitiv të Edi Ramës me 58.2% (vlerësim shumë pozitiv dhe disi pozitiv) dhe 74.6% të Lulzim Bashës. Vihet re që 4.2% e të intervistuarve nuk kanë dëgjuar për Ben Blushin e LIBRA.

Burimi: Droni.al 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment