Sondazhi/ Shqiptarët nuk kanë më frikë nga Covid-19

0
136

Një sondazh i kryer mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, iu drejtua qytetarëve me pyetjen: Pas 6 javësh karantinë, a keni më frikë nga Covid-19? Në këtë sondazh, ku kanë votuar një numër i madh qytetarësh, 30% e votuesve janë përgjigjur me po dhe 70% janë përgjigjur me jo.
Duket se në këtë situatë, një pjesë e rëndësishme e vëmendjes është fokusuar tek pasojat ekonomike të mbylljes, ndërkohë që qeveria shqiptare ka nisur hapjen graduale të bizneseve. Sipas një deklarate të ekspertit të ekonomisë Gjergj Buxhuku, gjatë kësaj periudhe të mbylljes ekonomia shqiptare formale ka humbur 1.2 miliardë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here