Soreca të rinjve shqiptar: Përdorni potencialin tuaj për të bërë ndryshimin në komunitet

0
177

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca, të enjten e 12 gushtit, ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Soreca i ka inkurajuar të rinjtë shqiptar që të përdorin potencialin e tyre për të bërë ndryshimin.

Ndër të tjera, ambasadori ka shprehur dhe gatishmërinë për të përkrahur të rinjtë në aktivizimin e tyre.

“Ne duam t’i bëjmë thirrje edhe një herë të rinjve shqiptarë që të përdorin potencialin tuaj të madh për të qenë krijues të ndryshimeve në komunitetet, shkollat dhe jetën tuaj. Zyra e BE -së do të vazhdojë të jetë në anën tuaj”, shkruan ambasadori Soreca.

Data 12 gusht shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, e cila u vendos nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here