Sot 75 vjetori i krijimit të CDU, partisë më të madhe e të suksesshme në Gjermani

0
128

Si sot, 75 vjet me pare, u themelua Unioni Kristian Demokrat (CDU) në Berlin. CDU-ja arriti të bëhej partia më e madhe dhe më e suksesshme në Gjermani. Fill pas Luftës së Dytë Botërore, shumë emra dhe figura të njohura kanë dhënë kontributin e tyre për modernizimin e CDU-së edhe pse kjo parti u ngrit direkt në momentin e pas-luftës, në një periudhë të errët për Gjermaninë.
Ndër arritjet më të mëdha të Kristian-Demokratëve është edhe ringritja e ekonomisë dhe ndryshimi i diskursit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Nëpërmjet figurave të reja në diplomaci dhe me ide moderne, CDU-ja arriti që ta transformonte Gjermaninë në një prej aktorëve më të rëndësishëm në politikën europiane dhe atë botërore.
Në 75 vjet të Republikës Federale, CDU-ja ka qenë në qeverisje për 50 vjet. Suksesi dhe përparimi i CDU-së tregon se sa të domosdoshme janë vlerat e lirisë dhe demokracisë në një vend.
Liria, solidariteti dhe drejtësia janë vlerat qendrore të CDU-së që prej fillimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here