Sot të 40-at e Kaçifas/ 103 grekë të listës ‘non grata’ dhe me precedentë penalë nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

0
136

 Ka nisur në fshatin Bularat të Gjirokastrës ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas.

Nga pika kufitare e Kakavijës bëhet me dije se deri më tani në Shqipëri ka kaluar një autobus me nacionalistë grekë, ndërsa janë ndaluar 103 persona, të cilëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese.

Në drejtorinë e qarkut të Gjirokastrës kanë mbërritur forcat e Antiterrorit dhe ato të RENEA-s në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se ekstremistë greke hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifas.

Gjatë natës, Panajotis Savidis, gazetar i ‘ProtoThema’ është ndaluar që të hyjnë në pasi ka qënë mjaft aktiv në nxitjen e urrejtjes mes dy vendeve në shkrimet e tij.

Persona ende të panjohur i kanë vendosur emrin e Kaçifas një rruge në qendër të fshatit Bularat.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

Në Gjirokastër do të zhvillohet edhe një protestë edhe nga shqiptarët para konsullatës greke.

Ora 09:35

Nacionalistë grekë dhe banorët e Bularatit vizitë në varrin e Kaçifas, mesha në nder të tij nis në orën 11:00 

Nacionalistë grekë të ardhur nga Greqia dhe banorë të Bularatit kanë vizituar varrin e minoritarit grek të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Mesha në ndër të tij do të nisë në orën 11:00 në kishën ortodokse të fshatit.

Ora 09:30

Masat e rrepta në Kakavijë, nëna greke: Nuk ma lanë djalin të kalojë, e morën në polici dhe e keqtrajtuan 

Për mediat greke dhe shqiptare, një nënë ankohet se djalin e saj nuk e kanë lënë të hyjë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here