Sot varrimi i Kaçifas, grekët: Shqiptarët po na pengojnë të marrim pjesë në ceremoni

0
172

 Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.

35-vjeçari do të varroset rreth orës 13:00  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas. Mesha para varrimit të tij do të mbahet nga peshkopi i Gjirokastrës në kishën e fshatit, ndërsa bashkia e Dropullit ka shprehur dëshirën që të paguajë shpenzimet e ceremonisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë natës në pikën kufitare të Kakavijës një fugon i mbushur me persona me bluza të zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri. Ndër personat që nuk u lejuan të hynin ishte edhe ish-deputeti Harallmbos Karathanos, i cili u kthye mbrapsht pasi kishte me vete simbole të Vorio Epirit.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeral, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeralin e Kaçifas.

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje përfaqësuesve të sindikatave grek në Shqipëri që të ndërhyjnë tek autoritet shqiptare në mënyrë që ato të mos i pengojnë më mbështetasit e Kaçifas për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek. Ndërsa Agimi i Artë ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje për vrasjen e Kaçifas.

Por trazirat në kufi nuk kanë pasur të sosur pasi gjatë natës, ne nje denoncim te bere prane Jugunews shoferi i linjës së autobusit Athinë-Tiranë, ka treguar se mjeti me të cilin ai po lëvizte është qëlluar me gurë nga disa ekstremistë.

Ndërkohë që në fshat, rreth orës 3:30 kanë mbërritur autobusët e parë me nacionalistë, të cilët mbajnë hedhur mbi supe flamurin e Vorio Epirit.

Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej prej 11 ditësh në morgun e QSUT-së, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.

Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por, pasi pa trupin, avokati pranoi se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Në Bularat kanë mbërritur 5 autobusat e parë me grekë, pasagjerët e të cilit do të marrin pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.

Ndërkohë që në kufi ka qënë 6 persona, të cilët janë kthyer nga autoritetet shqiptare në kufi pasi mbanin veshur bluza anti-kombëtare.

Autobusi i parë nga Greqia ka mbërritur rreth orës 3:30, ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Jugunews në fshat kanë mbërritur nga mediat greke dhe mbështetës të grupeve nacionaliste që mbajnë veshur flamuj të Vorio Epirit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here