Spiunohet nga bashkëfshatari, pranga disponuesit të drogës

Një i ri është arrestuar për disponimin e një sasie narkotike prej 7 kg. Aleksandër Birbili nga fshati Bëncë, është prangosur sot nga ana e Policisë së Tepelenës, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të tij. Ngjarja është shënuar në orët e mëngjesit të së enjtes kur specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë Birbilin banues në fshatin Bënçë 10 km larg Tepelenës. Mësohet se personi që e ka spinuar 27 vjecarin, është bashkëfshatar i tij, i cili ditë më parë, ishin konfliktuar së bashku pikërisht për hesape të pashlyera të pazarit të drogës. Policia ka shkuar në banesën e Birbilit dhe pas një pune kërkuese, arriti të zbulonte sasinë e marijuanës të cilën e mbante në katin përdhes të shtëpisë. Policia madje dinte edhe vendin ku ishte fshehur sasia narkotike e llojit kanabis, e cila në peshë nuk shkonte më tepër sesa 7 kg. Policia vecse arrestoi në vend 27 vjecarin, ka shpallur në kërkim Ll.N. dhe E.M. banorë të zonës të cilët mendohet se janë furnizuesit e drogës në fjalë. Sasia narkotike, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që Prokuroria e Gjirokastrës e ka marrë këtë cështje për hetim të mëtejshëm. Ndaj Birbilit, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment