Stadiumi perplas kryebashkiaken Rami me PS e Gjirokastres

Përplasje në distancë mes kryetares së Bashkisë Zamira Rami dhe PS Gjirokastër. Shkak është bërë investimi i supozuar prej 350 milionë lekësh në stadiumin e Gjirokastrës që kryetarja Rami, ka trumbetuar përditë në mediat që kontrollon në tv publik TVGJ dhe në një tv privat. Sekretari i Organizimit Dixhital në PS e Gjirokastrës Ibrahim Kuka, ka hedhur hije dyshimi për këtë investim të kryer në stadium, duke kërkuar transparencë të plotë dhe në statusin e tij në Facebook, ka publikuar foto që dëshmojnë dyshimin e ngritur. Mirëpo mes komenteve që janë shkruar në këtë status në mbështetje të tij, kanë qenë edhe përgjigjet me foto dhe koment, të kryetares së Bashkisë Zamira Rami. Kjo e fundit, është përgjigjur ironikisht me foto WC-je nga ambjentet e brendshme të stadiumit për t’i treguar investimet që janë kryer dhe me nënkuptim të qartë përgjigjeje ndaj sekretarit socialist. Sipas kryetares së Bashkisë Rami, Bashkia ka dhënë 150 milionë lek të vjetra për stadiumin, ndërsa pjesa e ngelur FSHF dhe Tavot. Ndërkohë që Kuka i kërkon transparencë, kryebashkiakia Rami, e fton të shikojë dokumentacionet e tenderimit dhe sërish Kuka insiston që Rami t’i bëjë publike procedurat, por Rami nuk e zgjat debatin.

Për më tepër ja dhe statusi i Ibrahim Kukës:

Nje xhiro rreth stadjumit qe bera sot, me la te kuptoj se realisht eshte perdorur shume pak nga shifra e akorduar 350 miljoneshe!
Rrethimi I stadjumit eshte siç ishte, gjysma e objektit te tribunes i eshte bere nje pastim veshjes se gurit dhe asgje me shume. Ne gjysmen tjeter te tribunes jane vene dritare te reja,jane vene disa dhjetra stola per rehatine e mendereve vip, eshte vene nje tabele disamijelekeshe mbi dere dhe dera eshte po ajo qe ka qene. Ky eshte restaurimi nga jashte, pjesa tjeter e 350 miljoneve do jete hedhur ne ambjentet e brendshme….
Ç’fare te kene bere brenda valle!!?

 

Jugunews.net është interesuar dhe do të hulumtojë këtë aferë të dyshimtë investimi në stadiumin e Gjirokastrës ku FSHF ka investuar në tapetin e fushës duke i lënë Bashkisë së Gjirokastrës dhe Tavove, investimin në ambjentet e brendshme dhe të 400 stolave vlera totale e të cilave, nuk i kalon të 2000 eurove. Pra gjithcka që reklamon me foto kryetarja e Bashkisë nga tualetet dhe dhomat e zhveshjes, ka kushtuar 150 milionë lek të vjetra në një sipërfaqe prej 800 metra katrorë vështirë për t’u besuar. Jugunews.net në ditët pasuese, do të merret posacërisht me këtë aferë të dyshimtë korruptive dhe do ta denoncojë në organet ligjzbatuese.

zr-2 zr zr1

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment