Starton në Këlcyrë lëvizja “Gazetarët e së ardhmes”

Qendra Kulturore Mediatike Antigonea (QKMA), organizatë e shoqërisë civile me veprimtari në Gjirokastër dhe gjithë rajonin jugor të vendit, ka inicuar ngritjen e një grupi të rinjsh të pagëzuar “Gazëtarët e së Ardhmes” të cilët janë duke u trajnuar me disa parime dhe element bazë të gazetarisë etike. Kjo lëvizje përfshiu së fundmi edhe një grup të rinjsh e të rejash të shkollës së mesme “Sejfulla Malëshova” të Këlcyrës . Kjo veprimtari trajnuese zhvillohet në kuadër të projektit “Rinia dhe Media – Konsumator dhe Prodhues”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe ka në fokus edukimin e rinisë parauniversitare me disa njohuri të përgjithëshme për mediat, përfitimet pozitive dhe negative që vinë prej tyre. Drejtuesi i këtij grupi, gazetari Engjëll Serjani sqaron se në epokën e dixhitalizimit, kur krahas medias tradicionale të printuar dhe vizive, janë përhapur me shpejtësi edhe media masive sociale është e nevojshme një edukim specifik për rininë parauniversitare. “Projekti i QKMA i mbështetur nga 7 organizata të njohura mediatike ballkanike si Fondacioni “Mediacentar”, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Instituti Malazez i Medias, Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad, Instituti i Paqes, SEENPM) në Ballkanin Perëndimor do të ndikojë për të mësuar si të përdorin me etikë dhe cilësi mediat sociale në funksion shoqëror, informativ dhe kulturor”, nënvizoi ai.

“Gazetarët e së Ardhmes” janë kryesisht nxënës nga shkollat e mesme të Gjirokastrës, Dropullit dhe Këlcyrës dhe gazetarë të rinj të mediave lokale, të cilët janë trajnuar nga një grup gazetarësh me eksperiencë të rajonit të Gjirokastrës. Aktualisht grupi është duke përgatitur një botim special me artikujt më të mirë të gazetarëve të rinj. QKMA në këtë iniciativë realizuar në kuadrin projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median”, ka për qëllim edukimin e rinisë parauniversitare me aftësinë që të dallojë lajmin e vërtëtë, të shmangë keqinformimin, të dallojë dobishmërinë në kushtet e një informacioni të pakontrolluar që shpërndahet nga rrjetet sociale.Të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në rajon dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e aftësitë të tyre për të nxitur dhe mbështetur edukimin për median dhe informacionin. Me të rinjtë janë realizuar tri forume nga gazetarët Gentiana Lili, Ilir Lluri, Engjëll Serjani dhe psikologja Albana Hasani e fokusuar tek disa elementë bazë të kulturës mediatike dhe gazetarisë etike.

Aucune description disponible.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment