Stina e dimrit rrit rastet e të prekurve me grip

0
203

Stina e dimrit rrit numrin e rasteve të të sëmurve me grip .Kryesisht më të rrezikuar nga viruset mbeten fëmijët. Infeksionet virale shfaqen me shenja klinike të përfshirjes së sistemit të frymëmarrjes, duke qenë shumë ngjitës në moshën fëminore.
Pas një periudhe të fshehtë ose të heshtur pa shenja klinike, periudhë kjo nga 48-72 orë, në një fëmijë që ka patur kontakt me të sëmurë me grip shfaqen shenja të sëmundjes kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore. Ky fëmijë është ngjitës për fëmijët e tjerë, gjatë 24-orëshit të parë nga fillimi i sëmundjes. Gripi normalisht ka ecuri të shkurtër, mesatarisht 2-4 ditë, pavarësisht se edhe për pak ditë do të vazhdojë me ulje të oreksit. Kolla mund të zgjasë për një farë kohe, disa herë edhe me javë. Aktualisht në Gjirokastër situata e gripit po shpejton.Mbi 50 raste në ditë shënohen në klinika por edhe në spital .Mjekët rekomandojnë prindërit të tregojnë më shumë kujdes me fëmijët por edhe për veten e tyre duke mos u bërë mbartës virusi dhe ta trasmetojnë .
Kur një fëmi sëmuret nga gripi duhet të mbahet edhe një regjim ushqimor për ta kaluar sa më shpejt.
Gjithashtu fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, në mjedise të ngrohta , me ajër të pastër e pak të lagështuar. Të ajroset dhoma e fëmijës edhe nëse jashtë është ftohtë, duke ruajtur një temperaturë konstante. Mos e vishni tepër. Të jepen lëngje shpesh e nga pak, si ujë e lëngje frutash.
Menaxhimi i temperaturës – Temperatura në fëmijët e vegjël, shpesh herë është fobi për prindërit, të cilët tentojnë në çdo mënyrë për ta ulur sa me shpejt atë, në shifra normale. Në fakt, ndonëse duket paradoksale temperatura është skalioni i parë mbrojtës i trupit kundër viruseve dhe bakterieve shkaktarë të infeksionit. Temperatura është mekanizëm mbrojtës, që do të thotë që nëse ne e lëmë fëmijën me temperaturë, mekanizmat mbrojtëse të fëmijës do të aktiviziohen mjaft mirë e mjaft shpejt, duke ndikuar në ecurinë e mirë të sëmundjes. Fobia e prindërve ndaj temperaturës dhe abuzimi me dhënien shpesh dhe me doza të larta të medikmenteve ulës së temperaturës, janë të dëmshme për fëmijën.
Rekomandohen banja me ujë të vakët, kompresat nuk kanë vlerë. Të përdoren ulës të temperaturës si algofen, paracetamol etj, qoftë në formë shurupi ose suposti. E rëndësishme është që dhënia e tyre të jepet në shifra të temperaturës mbi 38.5 gradë celsius dhe jo më shpesh se 4 ose 6 orë.

Mungesa e oreksit është dukuri e zakonshme, por mundohuni të jepni ushqimet shpesh e nga pak.
Tentoni të jepni supra të holla perimesh, të varfër me proteina dhe yndyrna. Lëngjet e frutave duhen të jenë pjesë e rëndësishme e ushqyerjes. Mënjanoni kontaktet me të sëmurë me viroza, duke evituar vizitat e panevojshme ose çuarjen e fëmijëve në mjediset me grumbullime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here