Strukturë e re për reformën zgjedhore ,OSBE fton PD për diskutim në tryezë

“Nëse Partia Demokratike dëshiron ta bëjë këtë në një format tjetër dhe të pasurojë diskutimet – dhe unë e di që ata kanë ekspertë të shkëlqyer – ne do të ishim të gatshëm t’i ndihmonim”. Ky është qëndrimi i ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, pas kërkesës së PD-së për ngritjen e një strukture të re me ekspertë të OSBE-së, Bashkimit Evropian, dhe SHBA.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë një kornizë për këto diskutime. Por vendimi merret nga Shqipëria dhe vendimet merren brenda kornizës kushtetuese. Se si mund të diskutohen këto vendime përpara se të merren, kjo është çështje tjetër.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment