Studentët përballë qeverisë

0
146

Studentët në të gjithë vendin që nga sot nisin vitin e ri akademik on line janë ngritur në protesë për masat e marra nga qeveria. Ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online dhe kërkojnë kthim në auditore, të paktën për seminaret. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë i bën thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon. Mes studentëve dhe policisë nuk munguan as tensionet, teksa protestuesit vendosën më pas të bllokojnë rrugën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here