Studentët rinisin protestat/Qeveria Rama dështoi në mbajtjen e premtimeve me paktin e universitetit.

0
124

Një vit pas protestave të fundit, studentët i janë rikthyer sërish atyre duke bojkotuar mësimin. Studentë nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, i janë përgjigjur thirrjes për revoltë nga organizata Rezistenca Rinore. Ata kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër Paktit për Universitetin që sipas tyre është një mashtrim. Sipas tyre qeveria është në panik nga protesta, ndaj kanë filluar të ndryshojnë edhe oraret e seminareve dhe të aktiviteteve me qëllim pengimin e protestave.
Studentët, theksojnë se kushtet në konvikte vijojnë të jenë skandaloze, tarifat nuk janë përgjysmyuar dhe studentët vijojnë të mos jenë pjesë e vendimmarrjes në universitete. Ata kërkojnë që mazhoranca të mbajë premtimet dhe kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalojnë protestat derisa diçka e tillë të arrihet.
Në dhjetor të vitit të kaluar qindra studentë dolën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar arsim cilësor dhe plotësimin e kushteve të tyre. Ata refuzuan ftesat e herëpashershme për dialog të ish-ministres Lindita Nikolla dhe kryeministrit Edi Rama, derisa u arrit Pakti për Universitetin.
Pjesë nga deklarata e studentëve:
Jemi mbledhur për të protestuar për Paktin për Universitetin, asnjë pikë nuk është përmbushur, kushtet në konvikte janë skandaloze. Jetojmë për kushte mizerabël. Tarifa për disa është përgjysmuar, për disa jo. Do ta shumëzojmë qeverinë me zero. Do të jemi më shumë se kaq. Unë jam me ndihmë sociale, por në llogarinë time kishte zero lekë nga bursa. Jemi organizuar vetë të gjithë studentët për të protestuar” tha njëri nga studentët.
Disa nga studentët paralajmërojnë se protesta do të vijojë edhe më e madhe në ditët në vijim. “Pakti nuk u mbajt në asnjë nga pikat. Tarifat u kthyen ku ishin. Ne paguajmë tarifat që paguanim para një viti. Ata që do të merrnim me ulje ishin për një vit dhe tani do të paguajmë sikur ishin për pjesën dërrumese. Ka përjashtime, por dua të marr një shembull, vetëm ata që kanë dy prindërit invalid mund të marrin bursë. Nuk mjafton një për të marrë bursë. Protesta është në dorë të studentëve. Jemi të revoltuar se asnjë nga pikat e paktit nuk është plotësuar dhe ne do të vijojmë deri kur të plotësohen”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Kushtet janë njëlloj. Jemi në mjerim, tarifat janë të shtrenjta. Asnjë pikë e paktit nuk është ndryshuar, po protestojmë se askujt nuk i intereson për ne” .

Arsimi në Shqipëri prej disa vitesh po kalon një krizë të thellë, po degradon, të gjitha universitetet e vendit kanë nevojë për reformim total.Në universitetet e Shqipërisë ka më shumë se kurrë mëparë korrupsjon, ka auditor të mbetur bosh sepse të rinjtë largohen çdo ditë e më shumë për shkak të ekonomisë ,tarifat bachelor apo master janë jashtëzakonisht të larta në krahasim me ato të ardhura që ka një familje normale shqiptare, ka mësimdhënie të dobët, diplomat janë nxjerrë në “shitje ” , dija po blihet ,kushtet infrastrukturore janë të qarta ,pra arsimi ka nevojë për shumë më tepër se çfarë rilindja premtoi dhe nuk bëri duke i lënë sërish studentët në mëshirë të fatit , duke kërcënuar të ardhmen e këtij vendi .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here