Studentja shqiptare fiton në Gjermani, në atdhe akoma

0
498

Edi Rama, ministria Nikolla, struktura burokratike e arsimit dhe media proqeveritare vazhdojnë të thonë se reforma arsimore është një sukses.

Ok. Le të besojmë për një çast se është kështu, por ja se çfarë më tha dje një miku im mjek i njohur në spitalin Nënë Tereza në Tiranë:

Vajza ime mbaroi maturën me notën mesatare 9. 86, aplikoi për disa degë këtu në Shqipëri, por njëherësh aplikoi edhe në Gjermani. Prioritet kishte mjekësinë.Këtu në Shqipëri në raundin e parë nuk i doli asgjë. Madje akoma nuk kemi informacion nëse i ka dalë ndonjë fakultet edhe pas raundit të dytë.

Ndërkohë-vazhdon mjeku, ndërsa këtu ende nuk kemi dijeni se ku mund të studiojë, nga Gjermania ka disa ditë që ka ardhur përgjigjia se goca ka fituar në tre universitete. Tashmë ka zgjedhur njërin prej tyre dhe nesër nisemi për tu regjistruar në stomatologji.

Ja pra, studentët shqiptarë, aplikojnë në universitetet e vendit të tyre, aty pra ku balta ju duket më e ëmbël se mjalta dhe nuk fitojnë, ndërkohë që universitetet e botës i presin krahëhapur, fitojnë dhe largohen. Ndërkohë ende shumica e tyre nuk e kanë marë vesh akoma se ku do të studiojnë. Mirë mjeku a dikush tjetër i ka mundësitë dhe i nis fëmijët gjetiu, po me shumicën që nuk munden të ikin, çfarë do bëhet?

Kështu ndodh kur vendin e drejton një qeveri që planifikon dhe dikton

foto-studentet

jetët e qytetarëve dhe prespektivën e tyre.

Opozitës i del për detyrë të sqarojë qytetarët se në shoqëritë e lira qeveritë që marrin përsipër të diktojnë mënyrën e jetesës së qytetarëve janë në gabim. Ato duhen përzënë. Në shoqëritë e lira, është tregu që dikton, kërkesë-oferta, aftësia personale, merita etj.
Çfarë do të jetë nesër kush, nuk mund ta vendosë as ministri, as kryeministri, por dëshira, ambicia dhe aftësia personale sot dhe tregu, tregu i punes neser.

Vetem tregu i punes eshte ai qe te bind nese ke bere apo jo zgjedhjen e duhur, ai te pranon e te ngre larte ne karriere, dhe ai, vetem ai te flak neser si te pavlere, jo ministri, jo kryeministri, jo burokrati.

Nga Roland Bejko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here