Studenti i ekonomikut, grabit 55 mijë lekë dhe sende të tjera

0
447

Një student në Universitetin e Gjirokastrës, arrestohet për grabitje. Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Palorto në Gjirokastër, kur Aleksandër Kola 21 vjec nga Konispoli, ka grabitur me dhunë një lokal pronë e V.L. Kjo ngjarje është zbuluar pasi nuk kanë kaluar as 12 orë nga momenti që u shënua. Pronarja e lokalit që ra pre e grabitjes, ka raportuar në organet policore dhe këto të fundit, u vunë në lëvizje derisa u arrit të zbulohej. Kola rezulton të jetë student në vitin e tretë në Universitetin e Gjirokastrës dhe e kishte ndërmarrë këtë vjedhje, bashkë me dy persona të tjerë emrat e të cilëve, policia nuk i bën të ditur për shkaqe hetimi. Pasi u zbulua, studenti dorëzoi pranë policisë edhe objektet e vjedhura në lokal një celular model NOKIA, disa steka me cigare, si dhe një sasi prej 24 mijë lekësh nga 55 mijë që kishte grabitur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here