Studim për gazin natyror në Shqipëri, Kim: Shqipëria mund të bëhet lider në rajon

0
151

Ambasadorja e SHBA në Tiranë bëri me dije se së shpejti kompanitë amerikane do të nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri. Në seminarin me temë “teknologjia e gazit të lëngshëm”, Yuri Kim tha se Shqipëria mund të kthehet edhe në një potencial për rajonin.
“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti. Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë. Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon”, tha Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here