Studimi/ Kush kalon COVID me simptoma të lehta krijon antitrupa për 11 muaj

0
209
Coronavirus virus outbreak and coronaviruses influenza background as dangerous flu strain cases as a pandemic medical health risk concept with disease cells as a 3D render (Coronavirus virus outbreak and coronaviruses influenza background as dangerous

 

Një studim i fundit i publikuar nga revista ‘Natyre’ tregon se personat të cilët e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta kanë antitrupa për të paktën 11 muaj.

Për të dalë në këtë përfundim u morën kampione gjaku nga 77 persona që e kishin kaluar koronavirusin. Në fazën fillestare të studimit, kamionët treguan një ulje të prezencës së antitrupave pas infektimit.

Por, mes 4-11 muajve pas infektimit, kjo rënie e antitrupave nis të zvogëlohet.

Sidoqoftë, studiuesit morën gjithashtu mostra të palcës së kockave nga 18 pacientë të infektuar më parë, për të matur praninë e qelizave në palcën e kockave, të cilat janë të rëndësishme në mbrojtjen e antitrupave dhe zhvillimin e mbrojtjes virale afatgjatë.

Brenda mostrave të palcës së kockave, studiuesit gjetën qeliza plazmë të palcës së kockave me “jetë të gjatë” (BMPC) të cilat do të prodhonin antitrupa për Covid-19.

Në përfundim sipas studiuesve prania e këtyre qelizave qelizave nuk do të thotë se mund të krijohet automatikisht një reagim i fortë imunitar nëse ndonjë nga këta pjesëmarrës do të infektohet përsëri, por se ekziston potenciali për përgjigje imune të gjatë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here