Stuhia e dëborës “Filomena” i drejtohet Ballkanit, a do preki Shqipërinë?

0
211

Stuhia “Filomena” ka mbuluar një pjesë të Spanjës me dëborë, ndërsa pothuajse gjysma e vendin ndodhet në një alarm të kuq dhe në gjendje gatishmërie.
Në këtë situatë linjat hekurudhore, rrugore dhe ajrore janë ndërprerë ndërsa ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.
Madridi, një nga zonat më të prekura, është mbuluar me rreth 20 cm dëborë në 24 orët e fundit. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre.
Katër vdekje janë raportuar deri më tani si rezultat i stuhisë Filomenas njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin me një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga.
Ndërkohë, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të urgjencës.
Sipas BBC-së stuhia që ka goditur Spanjën sipas parashikimeve dhe burimeve do të drejtohet për në Ballkan, me reshje të shumta shiu dhe dëbore. Ndër vendet e prekura do të jetë Shqipëria, Greqia por edhe vende të tjera në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here