Sulmi ndaj tij dhe opozitës në kuvend Basha i “përvishet” Ramës

Pas sulmit të kreut të qeverisë në kuvend për opozitën dhe liderin demokrat Lulzim Basha , ky i fundit ka reaguar menjëherë në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej 6 vitesh në pushtet ka pësuar vetëm dështime.

“Të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten mbrapa. Duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt. Ne kemi propozouar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza”, u shpreh Basha.

“Rishikimi i Reformës Zgjedhore duhet të bëhet në dialog të hapur me të gjitha partitë politike. Vetëm një njeri që nuk e do çeljen e negociatave thotë e marr dhe e bëj unë vetëm. PD dhe opozita kanë parashtruar një plan me 5 pika. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist”, u shpreh Basha referuar fjalëve të kryeministrit për deputetët e pranishëm në kuvend.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment