Sulmoi mediat edhe për Koronavirusin/ Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona

Pas përhapjes me shpejtësi në Itali, kryeministri Edi Rama reagoi sot përmes Facebook-ut të tij lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Koronavirusi.
Në vend t’ju shpjegonte qytetarëve masat konkrete dhe spitalet që do të shërbejnë për karantinë, të cilat po i mban sekret, shefi i qeverisë sulmoi menjëherë median, duke kërkuar që populli të mos dëgjojë “mendjen e shthurura”.
Lidhur me këtë sjellje të Ramës ka reaguar analisti Andi Bushati, i cili nuk kursen ironinë.
Sipas Bushatit, ka drejtues regjimesh edhe më keq se Edi Rama, si në rastin e presidentit të Kinës, që ka burgosur 351 persona për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin.
“Edi Rama ka bërë sot një status kundër atyre që përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona për perhapjen e lajmeve të rreme dhe ka dëbuar tre korespondentë të ‘Wall Street Journal’ për të njëjtën gje. Ka gjithmonë edhe më keq“, shkruan Bushati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment