SUPERSKANDALI/ Firma që loboi për PS-në e Ramën në Uashington e lidhur me Bashar al-Asad

Ballard Partners një firmë mjaft e fuqishme lobuese në Uashington, ka rënë pre e një skandali të madh mediatik.

Njëri prej klientëve më të rëndësishëm të firmës amerikane, ASM Internacional General Trading LLC ka rezultuar se është mjaft i lidhur me Samer Fox, njëri prej aleatëve më të afërt të liderit sirian Bashar al-Asad. ASM ka hyrë në tregun amerikan si një kompani e cila synon përfaqësimin e qytetarëve të Amerikës dhe promovimin e interesave kombëtare të SHBA që ndihmojnë Sirinë drejt një pushteti demokratik, ndërsa presidenti i saj, Brian Ballard i ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të.

Por Ballard Partners i ka shtrirë ‘tentakulat’ e saj edhe në Shqipëri, pasi firma amerikane është ajo që ka lobuar edhe për kryeministrin Edi Rama në fushatën e kaluar. Sakaq investigimet e mëtejshme për skemën lobuese kanë nisur edhe për këtë firmë, deri në zgjidhjen e këtij ngërçi të cilësuar si të dyshimtë.

Në një artikull të ‘The daily beast’, thuhet se Ballad Partners kanë vendosur të heqin dorë nga marrëveshja dypalëshe me klientin e tyre me rrënjë të forta në regjimin e al-Assad, ndërsa mediat dhe opinionistët amerikanë janë shfaqur mjaft skeptike për këtë çështje.

Ballard gjithashtu ka ndihmuar shumë në fushatën e tij edhe presidentin Trump, apo kandidatë të tjerë në zgjedhjet britanike apo franceze./standard

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment