‘Syri i kaltër’, perla e jugut e harruar nga shteti, në mëshirë të fatit

0
183

Të gjithëve mund tiu ketë rënë rasti të ndalen qoftë dhe për një fotografi në Syrin e kaltër në Sarandë e nëse nuk kanë shkuar , kanë dëgjuar patjetër për këtë mrekulli të natyrës . Por të shkosh aty duhet të mendohesh mirë.
Rruga që të çon është e amortizuar dhe prej vitesh nuk është kryer asnjë investim ndonëse u fol gjatë për investime në këtë zonë gjatë vitit të kaluar .
Pjesa më e madhe e rrugës që është vetëm 2 kilometra është e pashtruar dhe me gropa.
Për të ardhur në burimin e Syrit të kaltër nga rruga kryesore duhen 15 minuta në një kohë që nëse do ishte një rrugë e mirë asfaltuar mund të bëhej për 5 minuta. Por problemi s’përfundon me kaq, kush vjen këtu duhet të marrë parasysh se mund ti dëmtohet dhe makina për shkak të degradimit të rrugës.



“Rruga ishte pak e rrezikshme për shkak të gropave edhe mu desh ti jepja makinës shumë ngadalë. E kuptoj që jemi në mes të natyrës, por gjithsesi rruga duhet të ishte më e mirë”-shprehet një turist i ardhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri për të pushuar.

“Rruga është tmerr. Duhet rregulluar që të vijnë turistë ta shikojnë këtë perlë që ka Shqipëria”-shprehet një tjetër turist.



Syri i Kaltër njihet si burim ujor që vjen nga Mali i Gjerë dhe me një thellësi prej të paktë 45 metrash.
Disa e njohin dhe si burimi i Bistricës pasi është burim i parë i lumit Bistricë në Sarandë. Syri i Kaltër është një atraksion i jashtëzakonshëm natyror në jug të vendit që vizitohet nga turistë të shumtë nga e gjithë bota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here