Tabaku: 276 milionë euro borxh i fshehur dhe abuzime me rindërtimin

0
158

Një artikull analizë e ‘Faktoje.al’, ku pasqyron vendimet e Këshillit të Ministrave, tregon se shteti ka miratuar për vitin 2022 KM të reja, të pambështetura që përkthehen në 276 milionë euro buxhet të fshehur.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se ky borxh i fshehur prej 276 milionë eurosh, është abuzimi që po bëhet me fushatën e rindërtimit.

Sipas Tabakut, kontratat e rindërtimit janë të pastudiuara mirë dhe banesat janë ndërtuar në interes të zgjedhjeve lokale. Të cilësuara si një krim të dyfishtë, nënkryetarja demokrate i ka cilësuar si pasoja të një krimi elektoral.

Postimi i plotë:

276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!

Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021.

Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit.

Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.

Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale.

Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here