Takim antikanabis. Hajnaj: asnjë tolerim për punonjësit e policisë

Zv/drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme Aida Hajnaj ka zhvilluar sot një takim me prefektin e qarkut, përfaqësues të policisë së qarkut dhe drejtues të qeverisjes vendore e lokale. Qëllimi I takimit ka qenë domosdoshmëria e masave antikanabis.

Gjatë takimit u theksua nevoja e bashkëpunimit mes të gjitha palëve dhe sensibilizimi i qytetarëve të të gjitha grupmoshave. Në takim u cilësua se objektivi kryesor i këtij viti është dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis.

Drejtoresha Hajnaj pohoi se ka nisur zbatimi I masave në terren. Sipas saj duhet ndërhyrje që në fazat e para të kultivimit, ndërsa do të ushtrohen kontrolle në territoret e hapura dhe të mbyllura, por pa përjashtuar edhe territoret e kontrolluara një vit më parë.

Sipas Hajnaj  nuk do të ketë asnjë tolerim për punonjësit e policisë në zonën e të cilëve gjendet kanabis.

Mangësi të mbartur nga vitet e kaluara Hajnaj theksoi mungesën e mbledhjes së informacionit. Ajo kërkoi bashkëpunim nga të gjitha institucionet dhe dhënie në kohë të shpejtë e reale.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment