Taksë edhe për stallat e bagëtive, 4 herë më e lartë se taksa e pronës, ekspertët: E papranueshme

Këshilli i ministrave ka marrë vendimin për metodologjinë e matjes së taksës së pronës edhe për magazinat bujqësore dhe stallat e bagëtive. Taksa e pronës edhe për këto objekte do të jetë e njëjtë me atë të pronave që sjellin të ardhura. Kjo taksë është 4 herë më e lartë se taksa e pronës.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Mnistrave për metodologjinë e matjes së taksë së pronës edhe për magazinat bujqësore dhe stallat e bagëtive, do të sjellë një efekt të menjëhershëm tek fermerët.

Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës, të cilët thonë, se  efektet e para kanë të bëjnë me më shumë pagesa, burokraci dhe punë administrative për fermerët, por edhe shpenzime të shtuara.

Morten Sejersen, drejtor i projektit IPESA është shprehur se taksa e pronës përvecse do të vendosë në vështirësi fermerët për një periudhë kohë,dhe në një periudhë më afatgjatë do të bëjë që fermerët të mendojnë fermën e tyre si biznes.

“Për një periudhë afat shkurtër jam i sigurtë se fermerët do ta shohin këtë vendim si një disavantazh. Them kështu, pasi kjo do të thotë më shumë burokraci dhe punë administrative për fermerët. Do të ketë më shumë pagesa, por në një periudhë më afat gjatë ata do ta shikojnë fermën e tyre si një biznes. Dhe kjo do t’i fokusojë akoma më shumë, për të parë se kush është përfitimi i fermës së tyre. Është detyra e Shërbimit Këshillimor për t’ua dhënë këtë informacion fermerëve”

Sipas vendimit të qeverisë, taksa e pronës edhe për këto objekte do  të jetë e njëjtë me atë të pronave që sjellin të ardhura, duke prekur drejtpërdrejtë fermerët dhe blegtorët.

Sipas vendimit të marë, fermerët duhet të paguajnë 0.2% të vlerës së pronës mbi çmimin e referencës.

Këto deklarata, Morten Sejersen i ka bërë gjatë një seminari të organizuar mbi Njohuritë e Bujqësisë Shqiptare dhe Sistemi Inovativ, ku përmes një projekti konkret do të rriten kapacitetet për fermerët, në lidhje me prodhimin dhe menaxhimin e bujqësisë.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment