Tatimet e LSI dhe jetimët e PS

0
536

Tatimet në Gjirokastër, qysh prej ndarjes së tortës së pushtetit në 2013, e mori LSI pavarësisht se PS ishte forcë mazhoritare në Qark. Jo pa qëllim por për të shtuar ndikimin e vet LSI, tek bizneset dhe rikuperuar investimin qindramilionësh të LSI tek votuesit që hodhi në zgjedhje duke fituar një mandat. Lufta ka qenë kaq e madhe, saqë deputeti i LSI, në atë periudhë artikuloi me shqipen e tij fluente, togëfjalëshin “E dua se ndryshe do prish koalicionin”. I njëjti togëfjalësh shndërruar në një parrullë démodé dhe barcaletash njëkohësisht, u ripërsërit sa herë e sa herë për gjithcka që donte aq sa rrëmbeu dhe Bashkinë vitin e kaluar, duke u treguar gishtin e mesit gjirokastritëve. Nejse të vijmë tek tatimet e Gjirokastrës. Në këtë Drejtori Rajonale, ka vende bosh të cilat nuk dihet ende motivi dhe arsyet pse qëndrojnë të tilla, kur tregu i punës, është mbushur me ekonomistë, financierë profesionistë. Por jo pa qëllim qëndrojnë në vend numëro. Qëllimi është një dhe i vetëm. Pushtimi nga militantët e LSI do apo nuk do PS. Këto vende, u janë gjetur emrat ku 2/3 e tyre, rezultojnë në kërkesën që i është dërguar para pak ditësh, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nga dega lokale e LSI dhe pritet vetëm firmosja. Ndërkohë që gjysma tjetër do t’u lihet profesonistëve që do të hyjnë në një konkurrim të detyrueshëm, për të fituar statusin e nëpunësit civil. Në këtë garë aspak të pandershme me rregulla të diktuara nga LSI, hyjnë edhe militantët e PS të cilët në shumicën e rasteve për të mos thënë 100%, etiketohen si “jetimë” në pushtetin e tyre. Ndonëse PS e Gjirokastrës ka cuar emrat e tyre për të qenë punonjëës në këtë drejtori, ata po pengohen qëllimisht nga LSI dhe deputeti i saj. Kjo me një strategji agresive e cila ka në thelb, ndryshimin e kursit të aplikantëve në rast se do të duan që të marrin një page. Ose të shkojnë të kapin deputetin, apo në mungesë të tij shokun Thoma, apo ndonjë shoqe me pushtet të kufizuar dhe të marrin kartën e anëtarësisë si celës të suksesit në konkursin për vendin e punës. Ky mekanizëm, ka funksionuar suksesshëm me ata që LSI i gjeti në tatime në 2013 dhe tashmë po i mbron dhe i konsideron pjesë të tyre. Ndërsa me të rinjtë, po përdoren këto metoda mjaft efikase. Në Drejtorinë e Tatimeve të Gjirokastrës, militojnë 80% njerëz të afërt me deputetin e LSI dhe pjesa tjetër “jetime”, i përket PS. Kjo e fundit është kaq e pafuqishme, saqë nuk arrin dot të ushtrojë ndikimin e vet, që shtatë inspektorët tatimorë, të mos jenë me kontratë sezonale të cënueshme, por definitivisht ashtu sic është operuar me LSI-stat. Bizarr është edhe përdorimi i “të shtatëve” nga LSI, për të ushtruar kontrolle tek bizneset në terren cka armiqëson klimën dhe rënduar kostot elektorale të PS. Në të gjitha kontrollet e ushtruara nga inspektorët në terren, ata që dalin janë “jetimët”, ndërsa LSI-stat, pijnë kafe, bëjnë ndonjë party apo shohin dhe filxhanët si Monika e tyre. Kostoja në të gjitha rastet, u bie “jetimëve” pavarësisht se pagat që marrin, janë të njehësueshme sa të një pastruesi në bashki. Shqetësuese bëhet edhe më tepër situata, kur mëson se për të fituar Statusin e Nëpunësit Civil, e para që kërkohet, është nëse je me PS apo me LSI. Ata që kanë lindur me fat “fitojnë” konkursin me përgjigje të gatuara më parë në bodrumet e LSI, ndërsa “jetimët” të destinuar të jenë në opozitë në pushtetin e tyre, rezultojnë NUL në dije. Nuk është aspak për të qeshur por e vërtetë që statusin e kanë të fituar edhe tre personazhe diplomat e të cilëve, nuk i përgjigjen kërkesës bazë për të qenë pjesë e kësaj drejtorie. Fati i tyre është sepse janë me LSI. Shanci i tyre është se japin cdo gjë tek deputeti pa përjashtim që të ndihen imun karshi cdo sulmi të mundshëm. Dhe këto u lejojnë atyre që të dalin dhe pompohen mbi cdokush tjetër në publik. Në fund të fundit, kanë drejtorinë e tyre, pushtetin e tyre të pakufizueshëm dhe një deputet që i mbron.

Po këta jetimët????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here