Tavo uron Festen e Pashkeve per te gjithe besimtaret Ortodokse

0
163

Ish deputeti i LSI-se i Qarkut Gjirokaster Vangjel Tavo, ne nje postim ne fb ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse me rastin e Festes se Pashkeve. Ja urimi i tij i plote: Të gjithë besimtarëve ortodoksë i uroj nga zemra “Gëzuar Pashkën – Krishti u ngjall!” Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjithë banorëve të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës, Libohovës, Memaliajt, miqve e të afërmve tanë emigrantë të cilët e festojnë këtë ditë larg familjes apo atdheut të tyre, paqja e Perëndisë qoftë me ju dhe bekimet e Tij mbulofshin zemrat dhe familjet tuaja. Dashuria, lumturia dhe shpresa e Zotit dhe mirësia e respekti ndaj njëri-tjetrit ju shoqërofshin në çdo hap të jetës.

Kjo ditë është dita e ringjalljes dhe e shpresës së madhe, dhe ashtu siç Shën Agustini tha: Mos e shpërdoroni jetën sepse një prej vjedhësve në krah të Krishtit humbi, por mos u dëshpëroni sepse një prej vjedhësve u shpëtua! 

Ndaj le të mos dëshpërohemi si popull, shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, e të bashkojmë zemrat tona tek shpresa e madhe e cila do sjellë dritë mbi jetën, familjen dhe mbarë vendin tonë.

Gëzuar Pashkën, miqtë e mi.

Krishti u ngjall – Vërtetë u ngjall!

VT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here