Te dua nënë…

0
345

Nga Telnis Skuqi
Gjithnjë kisha besuar se do të të humbja përjetësisht, pavarësisht vetmisë së humbur.
Ti dhe unë nuk patën fat të rriteshim sëbashku, madje edhe sot që ti je bërë gjyshe, ndërsa unë jam bërë burrë.
Nuk dua të të gjykoj, sepse atë të drejtë nuk e gëzoj unë, por Zoti.
Sado mëkatëre të jesh, sërisht unë do të falenderoj që më solle në jetë.
Nuk është faji yt, që u dashurove qysh fëmijë me babain tim.
Nuk është faji yt, që më braktise qysh foshnjë.
Nuk është faji yt, që më humbe prej 42 vitesh.
Nuk është faji yt, që ende nuk të kam takuar.
Nuk është faji yt, që nuk ishte e pranishme ku u diplomova, ku u martova dhe ku u bëra baba.
Nuk është faji yt, që ende nuk të kam puthur duart.
Nuk është faji yt, që sot e ndihen veten fajtore për një krimi që nuk ke dashur ta bësh kurrë.
Faji është i imi, sepse kam miliona fjalë dashurie për t’i thënë.
TË DUA NËNË!
(Shënim: Më fal që kam menduar 42 vite të të shkruaj)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here