Të pacim sa malet o komandanti ynë, ironizon deputeti demokrat Tritan Shehu

Deputeti i Gjirokastres Tritan Shehu nuk ka qendruar indiferent karshi etiketimeve te Termet Pecit ndaj Edi Rames.

Ne nje status ne FCB, zoti Shehu shprehet:

“Te pacim sa malet o Komandanti Yne”!!
Termeti i “madh” tundi e shkundi sot Tepelenen per…Kryeministrin.
Na ktheu ne te vertete shume vite me pare.
Nuk e di nese e informoi “Komandantin” per rendimentet e larta qe ka pasur Tepelena ne Kanabis!?
Po per rolin e Bashkise e Policise aty per ate sukses te pa krahasueshem ?
Nga sa di une, minimalisht ka nje ligj pergjegjesie per keta institucione ndaj kultivimit te droges…per te mos hapur sot muhabete te tjera…me te “bezdiseshme”..!
Po per terrorin nen te cilin mbahen akoma fshataret e Tepelenes e Memaliajt per drogen e kultivuar, qe ne realitet i shkaterroi edhe ekonomikisht ata, a foli kush ne ate takim?
Pa dyshim disa fituan shume e shume prej asaj vepre kriminale.
Po drejtori i policise se atyshme a i permendi ndonje emer te tille kryeministrit, se kjo eshte detyra e tij, jo….?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment