“Të pezullohet Astrazeneca edhe në Shqipëri”, Tritan Shehu: U befasova nga vendimi për vaksinat ruse. Me një qeveri serioze, vaksinimi përfundon brenda 3 muajsh

0
134

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës nën siglën e PD, komentoi procesin e vaksinimit kundër COVID në vend, si edhe menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Nisur nga vendimet e disa shteteve europiane, për pezullimin e vaksinës Astrazeneca, Shehu kërkoi që një masë e tillë, të merret edhe në vendin tonë, të paktën deri sa të shprehet Agjencia Europiane e Barnave.
“Unë sygjeroj të bëjmë një pauzë, të presim EMA-n, siguria është në radhë të parë, dhe parimi bazë i mjeksisë është të mos dëmtojë. Duhet parë me seriozitet, jo me aventurizma elektorale.
Unë sygjeroj të bllokohet vaksinimi me deri sa të arrihen konkluzionet zyrtare nga EMA. Sa i takon vaksinave ruse apo kineze, u befasova nga një vendim i qeverisë për t’i lejuar edhe në vendin tonë. Ato nuk janë miratuar as nga EMA as nga FDA dhe ti kërkon t’i importosh.

Atëherë unë pyes, mbi c’bazë, kush merr përgjegjësi, kur firmos për to. Këto janë vendime që merren në bazë të misioneve shumë të specializuara. Detyrimisht duhet të ndjekim ose EMA-n, ose FDA. Në momentin që këto vaksina nuk lejon të qarkullojnë ne vendet e BE, përvec ndonjë iniciative, ne duhet të ndjekim organizmat ndërkombëtare. Vetë këta u betuar e stërbetuan se këto vaksina nuk do të vinin, ndërsa tani thotë të kundërtën. Cfarë ka ndryshuar ? EMA s’ka bërë asnjë veprim, mbi c’bazë e merr ky kryeministër këtë vendim? – u shpreh Shehu.

Ndër të tjera Shehu kritikoi procesin e vaksinimit në vend, ndërsa tha se sot jemi në shifrat ‘ një injeksion për 200 banorë.

“Ku është Shqipëria me vaksinat sot. Jemi një injeksion për 200 banorë. Jemi minimalja 8 herë më poshtë se mesatarja botërore. Jemi në shifra negative. Shifrat e prekshmërisë, janëmë të lartat në europë, vdekshmëria ditore për 1 mln banorë janë më të lartat në Europë. Jemi vendi i treti, është Peruja Meksika më pas ne. Jemi ndër vendet me vdekshmërinë e mjekëve më të lartë në botë. Në këtë mënyrë jemi sot, nuk ka asnjë masë efikase për të parandeluar pandeminë. Ne mjekun e familjes e kemi ende të paangazhuara, spitalet janë të mbyllura. Nuk pranojnë të sëmurë me COVID, spitalet rajonale.

Nëse vijojmë me këtë gjendje katastrofale, ju siguroj se 2021 do mbyllet me 10-15 mijë vdekje shtesë dhe kjo është katastrofale, si pasojë e një keqmenaxhimi. Me këto ritme vaksinimi që kemi ne, ne e mbarojmë procesin pas 5 vitesh. Situata është e vështirë, duhen shtuar testimet, duhen liberalizuar testet e shpejta, duhen rimbursuar mjekimin në shtëpi. Do identifikosh të infektuarit do e izolosh që mos bëhet burim për të tjerët. Me një qeveri serioze, vaksinimi përfundon brenda 3 muajsh.”- përfundoi Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here