Të rinjtë thirrje Ramës; S’ka qetësi pa drejtësi

Me thirrjet ”Rama Ik” dhe ”Drejtësi për Klodianin” dhe ”Poshtë Diktatura” protestuesit zhvillojnë sot ditën e katërt të protestës në rrugën Myslym Shyri . Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të tyre ndërkohë që protestuesit i drejtohen me thirrjet ”Mos dhunoni të miturit”.

Policia në hyrje të një pallati arreston një të ri të cilët u futën në hyrjen e pallatit për të evituar gazin lotsjellës. Vëmë re forca të shtuara policie. Thirrjet e të rinjëve janë ”Turp” kundrejt policëve. Policët në ndjekje të protestuesëve për ti shpërndarë duke arrestuar disa prej tyre. Në bulevard ka forca të përqëndruara të policisë. Stop dhunës janë thirrjet e policisë! Një autobot uji përdoret për të shprndarë protestuesit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment