Të shtëna me armë në Vlorë

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Vlorë. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujë Ftohtë” tek një lavazh.

Pas një konflikti të çastit 43-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër. Policia ka shoqëruar autorin dhe pronarin e lavazhit, për të dhënë dëshminë në lidhje me konfliktin.

Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho,  dyshohet se shtetasi  A.Sh, 43  vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment