Të shtunën PD në Gjirokastër, mbush 27 vjec, Bejko fton simpatizantët

0
163

PD e Gjirokastrës, ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e vet, të festojnë 27 vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Në një postim të publikuar në rrjetin social FCB, kreu i kësaj force politike për Gjirokastrën Roland Bejko, ka lajmëruar anëtarët dhe simpatizantët demokratë, të bashkohen për të festuar krijimin e forcës së parë politike opozitare.

Festa e demokratëve gjirokastritë, është parashikuar të organizohet këtë të shtunë në orën 11:00 në ambjentet e Hotel Cajupit.

Në këtë event përvjetori, priten të asistojnë përfaqësues të PD nga qendra dhe padyshim edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Zoti Bejko, shprehet se ky takim do të shërbejë për nisjen e një aksioni të ri opozitar ndaj qeverisë Rama.

Statusi i plotë në FCB i kryetarit të PD Gjirokastër Roland Bejko.

Ftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD dhe aleatëve tanë të festojmë së bashku 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Dega Gjirokastër, ditën e shtunë dt. 20 janar, ora 11 00 te Hotel “Çajupi” (Sheshi Çerçiz Topulli”).

Përveç se sa një mundësi për tu takuar së bashku themelues, aktivistë, intelektualë, të rinj e të reja, do të jetë edhe rasti i nisjes me një start të ri të aksionit tonë opozitar, që ashtu si në ’90 me zjarrin e shpirtit dhe dëshirës për liri përmbysëm etrit e diktaturës staliniste, sot të përmbysim diktaturën e bijve narkotrafikantë të Edi Kristaq Ramës.

Miq, hajdeni sa më shumë!

Pjesëmarrja juaj na nderon.

Partia Demokratike Dega Gjirokastër

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here