Nga Hariz Mema/ Të vjedhësh dhe të përvetësosh nuk është punë

0
217


(Përgjigje për Ministrin e Bujqësisë)
Është e vërtetë që prodhimi i agrumeve dhe i ullirit është rritur me ritme të shpejta dhe konsiderueshëm, e arsyen e vërtetë e dinë vetë fermerët e Konispolit, Xarrës, Livadhjasë, Delvinës, bregdetit dhe gjithë shqiptarët që veprojnë e punojnë aktivisht në këtë fushë e mbjellin këto kultura, vetëm qeveria shqiptare, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi nuk e di që mburret me këtë prodhim duke pervetësuar punën e të tjerëve.
Që agrumet dhe ullinjtë specifikisht të fillojnë të japin prodhim kalojnë në vitin e 7-të pas mbjelljes, dhe ç’do vit e shtojnë prodhimin sipas shërbimeve që i’u kryen.
Po të shikosh parcelat nuk gjen asnjë mbjellje të re, e çështja shtrohet; për ç’farë mburret Ministri i Bujqësisë në vizitën e tij në këtë zonë? Me mbjelljet dhe aktivitetin e qeverisë së kaluar? Kësaj i thonë të përvetësosh punën e tjetrit, të mburresh me punët e qeverisë Berisha! (Çdo banor e di shumë mirë sa dhe si janë ndihmuar para 2013-tës dhe sa dhe si mbas 2013-tës)
Po investimet tuaja në bujqësi ku janë? Subvencionet për fermerët dhe blegtorët ku janë? Po konkurenca e prodhimit të brendshëm në raport me atë të importit si është? Pse u detyruan fermerët të hapin NIPT? Vetëm për t’u marrë atyre dhe qindarkën e fundit nga xhepi dhe këto quhen vjedhje Bledi Çuçi, kjo është ajo që vërtetë ju dini të bëni dhe pastaj ta shisni nëpërmjet propagandës si një punë të mirë, por punët e mira që të bëhen duan vullnet, sakrificë, korrektësi, dashamirësi dhe mbi të gjitha ndershmëri e punë konkrete për të dhënë rezultate reale si ato që ju kërkoni të përvetësoni. Siç mashtroni e propagandani për ndihmesë dhe përvetësoni punën e të tjerëve ashtu e bëtë për kanalet e kullimit, të njëjtin mashtrim bëtë me karburantin. Ju premtuat: a) Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor taksën e qarkullimit;
b) Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor dhe taksën e karbonit;
c) Do të ulim gjysmë për gjysmë, mesatarisht, çmimin e karburantit për fermerët.
E nëse i keni bërë e implementuar pyesni fermerët! – thjesht mashtrime të Edi Ramës dhe të Ministrit të Bujqësisë.
Në 25 prill do ta merrni përgjigjen për punët tuaja edhe nga fermerët e zonës.
Qeveria që do dal nga zgjedhjet e 25 prillit me Lulzim Bashën kryeministër do t’i kthehet vërtetë punëve reale dhe produktive në bujqësi duke investuar 100 milione Euro në vit në infrastrukturë, subvencione për mbjellje të reja, ndihmë për karburantin, por edhe duke luftuar konkurencën e pandershme për produktet vendase.
Në këtë mënyrë do të bëjmë gjithçka që zona jonë të kthehet në një potencial të rëndësishëm për eksportin dhe me fitime të jashtëzakonshme për familjet e fermerëve dhe jo të njerëzve me pushtet që nuk lënë gjë pa vjedhur! Me qeverinë Basha sipërfaqet e mbjella me agrume dhe ullinj do të trefishohen të subvencionuara 100% nga shteti.

Ditëmëtëmirapërfermerët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here