Telnis Skuqi: Më ofruan mijëra euro të mbyllja gojën për trafikun e drogës

0
545

Telnis Skuqi gazetari investigativ, akuzon Unionin e Gazetarëve, pasi 3 vjet të shkuara i ka ofruar mijëra euro në këmbim të përgënjeshtrimit të investigimit që kishte në epiqendër, mekanizmin që përdorej për transportin e hashashit në jug të vendit përmes aeroplanëve nga karteli i drogës. Në atë periudhë në prill të 2014, Telnis Skuqi, ishte i vetmi gazetar që hulumtoi trafikun e hashashit në jug të vendit përmes mjeteve fluturuese cka i bëri publike me foto dhe filmime. Për zotin Skuqi, Unioni i Gazetarëve në atë periudhë tentoi të bënte një filmim me kamera të fshehtë Skuqit dhe kur nuk ja arriti dot, i ofroi një shumë të majme disa mijëra eurosh në këmbim të përgënjeshtrimit të lajmit që kompromentonte rolin e Policisë së Shtetit. Ky fakt është shumë shumë i rëndë po të kihet parasysh se Unioni i Gazetarëve është në mbrojtje të gazetarëve dhe jo në sulm të tyre apo në mbrojtje të agresorëve të gazetarëve gjë që është normale për Unionin e drejtuar nga Aleksandër Cipa. Akuza e Skuqit, bëhet edhe më e besueshme për faktin se ai është parimor në të drejtën e tij duke renditur me radhë rastet kur Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka heshtur sa herë që ai ose familja e tij është sulmuar në 4 vitet e fundit. Kujtojmë këtu se Telnis Skuqi, ka qenë edhe fitues i cmimit të parë të dhënë nga Unioni i Gazetarëve në vitin 2009.

Më poshtë reagimi i plotë i gazetarit investigativ Telnis Skuqi në profilin e tij në Facebook

SANDËR SUKSESE NË JETË DHE TË FALA VËLLAIT!
Më 20 nëntor 2013 torturohem fizikisht në prani të familjes vetëm 15 metra larg kopështit të fëmijëve dhe çuditërisht Unioni i Gazetarëve heshti.
Më 19 prill 2014, kërcënohem dy herë nga grupet kriminale, sepse publikova një shkrim dhe çuditërisht Unioni i Gazetarëve jo vetëm heshti, por tentoj të bëj kamër të fshehtë dhe pasi dështuan tentuan të më ofrojnë mijëra euro për ta përgënjeshtruar investigimin tim.
Më 13 janar 2015, ku Rama me tri lapsa në xhep bënte homazhin e gazetarëve të vrarë në Francë, torturohem 50 metra larg Drejtorisë Vendore të Gjirokastrës dhe çuditërisht Unioni i Gazetarëve heshti.
Dy ditë më parë, bashkëshortja ime torturohet brenda në shtëpi përpara syve të dy fëmijëve të mi dhe ende sot e kësaj dite Unioni i Gazetarëve hesht.
Një gjë nuk kuptoj unë?!
Unioni i Gazetarëve mbron interesat e gazetarëve apo interesat e dhunuesve?
Përfundimisht, Unioni i Gazetarëve nuk i rruhet për fëmijët e mi, për gruan time që u dhunua, nuk i rruhet fare për traumën që i shkaktuan fëmijëve të mi, sepse është i kapur kokë e këmbë me pushtetin e Edi Ramës.
Sandër suksese në jetë dhe të fala vëllait!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here