Temperaturat e larta , nis plazhi në Sarandë

0
171

Qytetarët e Sarandës harrojnë karantinën, duke përfituar nga temperaturat e larta dhe shkojnë në plazh, për të kaluar këtë të dielë. Duke përfituar nga temperaturat e larta një pjesë e tyre kanë zgjedhur plazhin për t’u çlodhur dhe për të kaluar disa orë.

Dhe pse që prej orës 13.00 të ditës së shtunë ku u mbyll qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, në Sarandë, realiteti është ndryshe. Ka madje dhe disa prej tyre të cilët kanë guxuar duke provuar dhe notin e parë për këtë vit në ujërat e detit Jon. Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë jo vetëm për veten e tyre por dhe për komunitetin në tërësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here