Tenderi i qeverisë: 45 mijë euro për lugë e pjatanca, verë dhe antipasta

0
147

Mbi 400.000 shqiptarë jan larguar nga Shqipria për shkak të mjerimit dhe papunësisë, ndërkohë që ka 6 vjet që qeveria nuk ka ngritur rrogat dhe pensionet, çmimet në treg janë shumëfishuar, dhe nga ana tjetër, qeveria ka rritur dhe ka shtuar edhe taksat.

Në kontrast me këtë mjerim, qeveritarët jetojnë në luks, duke shpenzuar për qejfet e tyre qindra miliona lekë . Qeveritarët në Shqipëri u kushtojnë një vëmendje të madhe shtëpive të pushimit, ku kalojnë aty një pjesë të kohës së tyre. Në dokumentet e një tenderi të bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka akorduar plot 4.051.535 lekë të reja pa TVSH (me TVSH rreth 45 mijë euro) për “pajisje, enë dhe mjete kuzhine për vitin 2019”. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në këtë tender ishte dje, 23 tetor. Sipas dokumenteve, qeveritarët kërkojnë luks në këto shtëpi. Kërkohet që të blihen lloje lugësh, pirunësh, degustues vere e deri tek thikat, për mish, peshk, ëmbëlsirë, fruta etj. Po ashtu qeveritarët kërkojnë dekorues për kapuçino, modelues për role, përzierës koktejesh, spatul servisi për ëmbëlsira. Iu nevojitet gjithashtu pirunë antipaste, ëmbëlsire, mishi, edhe pjata antipasta, pjata në formë kapele, pjatanca drejtkëndore, pjata plastike me 2 ndarje, rreth rrotullim pjate, pjatë për djathërat, për akullore dhe shumë aksesorë të tjerë kuzhine. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë “që qytetarëve shqiptarë u bie barra e madhe” për të arreduar shtëpitë e qeveritarëve. 1 vit më parë, u hartua një tender me vlerë 30 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e gërshërëve për pastrim peshku dhe 100 gota shampanje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here