Tension në Kakavijë, grekët e kthyer në kufi përplasen me gazetaren e Fax News

Rreth 70 shtetas grekë janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas kontrolleve të imtësimshme që iu është bërë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Ata udhëtojnë sot drejt Shqipërisë për ceremoninë përkujtimore të Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në zonën e Bularatit, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë vendore të Gjirokastrës.

Shtetasit grekë kanë pasur një përplasje dhe me gazetaren e Fax News Ervina Shehaj, pasi kanë kërkuar që të mos filmoheshin. Gazetarja raporton se grekët kanë tentuar që ti thyejnë telefonin, në mënyrë që të fshiheshin videot e tyre.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se sot në Gjirokastër ka një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kacifan.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment