Tepelenë/ Largohet nga banesa, policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetases

0
180

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka identifikuar një shtetase të larguar nga banesa.

50 vjeçarja me iniciale V. Ç, banuese në Tiranë është gjetur nga uniformat blu, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në fshatin Zhapokikë, Memaliaj.

50 vjeçarja që nuk dispononte me vete asnjë mjet identifikimi u transportua pranë spitalit të Tepelenës ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore, nën praninë e psikologut, por pa dhënë asnjë deklarim.

Banorët e zonës ku është gjetur nuk e njihnin.

Për këtë arsye, më herët Policia e Shtetit kërkoi bashkëpunimin e medias dhe qytetarëve, me qëllim dërgimin e saj pranë familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here