Tepelenë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 3 persona

 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ku automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. K., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit, shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment