Tepelenë/ Rriten rastet e te prekurve me Covid ne Krahes, problem mungesa e ambulancave

Ceremonite mortore por edhe mos ndergjegjesimi i njerezve ne mbajtjen e maskave si dhe zbatimin e protokollit te sigurise kane shtuar rastet me Covid 19 ne Krahes te Tepelenes. Sipas mjekut te qendres shendetesore Birbil Mertiri gjendja eshte renduar.
“Kohet e fundit gjendja eshte renduar.Kemi disa raste pasi ka patur vdekje dhe njerezit kane shkuar aty duke u infetuar.Vdekjet jane ndikuar negativisht ne perhapjen e virusit. Kemi aktualisht 10 raste me Covid. Jemi munduar ti mbajme ne kontroll duke i derguar ne specialit, per shembull do shkojne ne Gjirokaster te bejne skaner por jane shpenzime te shumta dhe nuk i perballojne dot. Kemi edhe hallin e mjekeve qe nuk kane me cfare te levizin. “
Qendra shendetesore e Krahesit mbulon 8 fshatra problem per te mbetet mungesa e nje ambulance.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment